Familja Ademaj mirëpret raportin e Forenzikës për Naim Murselin, kërkojnë drejtësi të shpejtë dhe profesionale

nga D. V.

Familja e Liridona Ademajt ka mirëpritur raportin e Forenzikës në lidhje me të dyshuarin për vrasjen e Liridonës, Naim Murseli.

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka shkruar se presin gjykim të drejtë dhe profesional.

“Ne si familje e mirëpresim raportin e Forenzikës në lidhje me rastin e vrasjes së Liridonës tonë dhe shpresojmë që gjykata do të vazhdojë të procedojë shpejtë me rastin ashtu siç ka bërë deri më tani. Ne duam drejtësi të shpejtë. profesionale, pa gabime dhe vendosshmëri nga ana e gjykatës që të mos lejojë që ky rast të zvarritet me vite”, ka pohuar ai, përmes një postimi në Facebook.

Ai po ashtu ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet të hënën më 14 korrik në ora 09.00.

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli.

Në dokumentin e siguruar nga KOHA thuhet se Murseli nuk ka ndonjë çrregullim mendor.

“Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More