Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

nga Xh M

Në ditën e Kurban Bajramit, familja e të ndjerit Geltian Shala, i fali gjakun e djalit të tyre familjes Krasniqi.

17-vjeçari humbi jetën tragjikisht si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motoçiklete në fshatin Grazhdanik të Prizrenit.

Sipas gazetarit korrespodent, Nuhi Salihu, ceremonia e faljes së gjakut u mbajt në shtëpinë e familjes Shala.

“Akti i pajtimi u arrit falë ndërmjetësimit të pajtimtarëve të njohur Fetah Bekollit dhe bashkëpunëtorit të tij Xhevat Kryeziut, me mbështetje të imamit Qëndrim Gashit. I pranishëm ishte edhe drejtuesi i makinës”, u shpreh Salihu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More