Familjet dhe turistët evakuohen pas shpërthimit të përsëritur të vullkanit Sundhnúkur në Islandë

nga D. V.

Një tjetër shpërthim vullkanik është parë në gadishullin Reykjanes në Islandë, duke detyruar evakuimin e qytetarëve dhe turistëve.

Vullkani Sundhnúkur, i njohur për aktivitetin e tij të shpeshtë, shpërtheu për të nëntën herë që nga dhjetori i vitit 2023.

Autoritetet evakuuan qytetin e Grindavík, kampingje dhe resortin luksoz Blue Lagoon Iceland.

Edhe pse nuk raportohet për dëme të mëdha, një re e dendur gazi po përhapet drejt komuniteteve përreth si Vogar, Reykjanesbær, Sandgerði dhe Garð.

Banorëve u është kërkuar të mbyllin dritaret dhe të monitorojnë cilësinë e ajrit.

Pamjet nga atje tregojnë “shtëllunga” të mëdha flakësh dhe tymi që ngrihen nga toka.

Ekspertët thonë se çarja vullkanike është rreth 700 deri në 1000 metra e gjerë, me llavë që rrjedh kryesisht në drejtim të juglindjes.

Islanda, e njohur si “toka e akullit dhe zjarrit”, po përballet me shpërthimin e saj të 12-të që nga janari 2021.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More