Festivali i Këngës “Luleborë”/ “Ta dish” në vend të parë

nga D. V.

Pas dy netëve magjike në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, edicioni jubilar i festivalit të këngës “Luleborë” uli siparin e tij mes duartrokitjeve të shumta nga publiku vendas që u argëtua dhe u përlot prej muzikës së lehtë të ofruar nga pretendentët e festivalit.

Kënga “Ta dish” u vlerësua me çmimin e parë në edicionin e 10-të të Festivalit “Luleborë” që u zhvillua në Shkodëe. Kënga u interpretua nga këngëtari i ri dhe me perspektivë  Glerdit Turmetaj dhe ishte me muzikë dhe tekst të Leon Lekaj. Kjo fitore vjen si një surprizë e mirëfilltë për të gjithë.

Edicioni i 10-të i “Luleborës” erdhi për publikun me plot 15 këngë të reja. Ky edicion paraqiti dhe pati emocione të përzemërta, art dhe mbi të gjitha muzikën qytetare shkodrane duke ruajtur një kulturë që dukej se vitet e fundit në qytetin e veriut kisthte humbur.

Por ishte Glerdit Turmetaj ai që rrëmbeu zemrat e publikut dhe të jurisë, e cila përbëhej nga Osman Mula, Bashkim Alibali, Eli Fara, Armando Lika dhe Rosela Gjylbegu. Dhe në fund Glerditi me këngën “Ta dish” rrëmbeu fluturimthi dhe trofeun e vendit të parë duke e dërguar atë në qiellin e shtatë të muzikës së lehtë

Drejtues artistikë të Festivalit të Këngës “Luleborë” ishin sopranoja e mirënjohur shqiptare Inva Mula dhe kompozitori dhe mjeshtri i korit, Zef Çoba që njihet për rreptësinë dhe rigorozitetin e tij ndonjëherë pedant të stilit të vjetër.

Fituesi falenderoi organizatorët për përkushtimin dhe profesionalizmin e veçanërisht publikun e mrekullueshëm të Shkodrës, që i dhuroi dashuri dhe mbështetje gjatë të dy netëve të festivalit. Kënga fituese u vlerësua për finesën melodike, emocionin e brendshëm dhe interpretimin plot ndjeshmëri.

A.K./TemA

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More