Fetai: Aktivistët e Taravarit dhe Selës u mashtruan nga BDI, dyert e ASH-së dhe VLEN-it janë të hapura për kthim

nga D. V.

Shkup, 23 tetor –  Zëvendëskryeministri dhe një nga Lideret e VLEN, Arben Fetai, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë për aktivistët e Aleancës për Shqiptarët që, sipas tij, një pjesë të kësaj partie janë rreshtuar në krah të BDI-së pas ndarjes së fundit politike.

Në reagimin e tij, Fetai thekson se ata nuk kanë kaluar në BDI me bindje, por janë mashtruar me premtime për pushtet dhe me iluzione të fabrikuara për raportet me partnerët ndërkombëtarë. “Ju mashtruan. Ju nuk shkuat në BDI me bindje, por sepse ju mashtruan me premtime për pushtet, e diallëzuan VLEN-in dhe ju gënjyen edhe për raportet me partnerët ndërkombëtarë. Të mashtrohesh nuk është turp, turp është të mashtrosh”, ka shkruar Fetai.

Fetai theksoi se VLEN dhe ASH mbeten shtëpia e vërtetë e gjithë atyre që besojnë në vlera dhe parime politike, duke ftuar të gjithë ata që janë larguar, të rikthehen me dinjitet.

“Ne e dimë se kthimi mund të duket i vështirë, por ASH-ja dhe VLEN-i janë shtëpia juaj. Këtu respektohen vlerat, parimet dhe uniteti”, ka shtuar ai.

Në fund të reagimit, Fetai paralajmëroi se BDI-ja është në fazë shpërbërjeje, dhe u bëri thirrje ish-aktivistëve të mos bëhen pjesë e këtij procesi: “BDI-ja po shpërbëhet. Nga BDI-ja po ikin të gjithë. Mos u humbni në kaosin e rënies së saj. Ne nuk mbajmë inat, por ju hapim dyert për t’u rikthyer ballëlartë dhe për të ndërtuar bashkë të ardhmen që e kemi ëndërruar çdoherë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More