Fetai: Një ditë e Qeverisë VLEN peshon më shumë se një mandat i tërë i BDI-së

nga D. V.

Shkup, 16 korrik – Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka publikuar një përmbledhje të vendimeve të rëndësishme të marra në seancën e fundit të Qeverisë, duke theksuar ritmin e lartë të punës së Qeverisë aktuale dhe realizimin e premtimeve të kahmotshme, të lëna pas dore nga qeverisjet e mëparshme.

Në një postim në Facebook, Fetai u shpreh se: “Një ditë e Qeverisë VLEN peshon më shumë se një mandat i tërë i BDI-së!”.
Më tej, ai renditi vendimet kryesore të marra në seancën e fundit qeveritare:
✅ Medreseja “Isa Beu” më në fund merr status të qartë juridik, një premtim i vjetër që realizohet për herë të parë.
✅ Ligji për lojërat e fatit: bastoret dhe kazinot do të largohen nga afërsia me shkollat, me qëllim mbrojtjen e të rinjve dhe buxheteve familjare.
✅ 205 milionë euro për shëndetësinë – përfshirë rikonstruktimin e Spitalit të Tetovës dhe ndërtimin e një spitali të ri në Kërçovë.
✅ 110.5 milionë denarë për projektin e ujësjellësit në Luboten dhe Lubancë.
✅ Terrene sportive të rikonstruktuara në çdo vendbanim, për të orientuar të rinjtë drejt sportit dhe larg vesit.

“Nuk ka të ndalur!”, përfundon Fetai, duke nënvizuar se kjo është vetëm një pjesë e punës që VLEN po realizon në qeverisje.

https://www.facebook.com/photo?fbid=10235549964865660&set=a.1329236306906

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More