Shkup, 6 gusht – Zëvendëskryeministri dhe njëri nga eksponentët kryesorë të VLEN-it, Arben Fetai, ka reaguar me tone të ashpra ndaj, siç i quan ai, “shpifjeve të ulëta” që vijnë nga eksponentë të BDI-së.
Ai ka shtuar se çdo gënjeshtër që hidhet kundër tij dhe VLEN-it “vetëm sa forcon vendosmërinë” për të vazhduar me çmontimin e asaj që ai e quan “regjim i BDI-së”.
Në fund, ai e përmbylli mesazhin e tij me fjalët: “Vazhdoni fundërrina!”.
