Fetai: Vendimi më i drejtë në jetën politike, kur i thashë Taravarit: “Pa mua, pa neve”!

nga D. V.

Shkup, 28 tetor – Vendimi më i lehtë dhe më i drejtë që kam marrë në jetën time politike ka qenë dita kur i thashë Arben Taravarit: “Pa mua, pa neve”.
Pa ne, sepse ishte gabim. Gabim në qasje, gabim në logjikë, gabim në përllogaritje, gabim në gjithçka. Shkoi për gjashtë komuna, ra në katër dhe në fund mbeti me zero.

Por ai kishte matematikat e veta. ASH-ja as që i interesonte. Prandaj mori vendimin që mori dhe u strehua te Ali Ahmeti, të cilin e shante me gjithë qenien e tij. Bashkë bënë fushatë për “shqiptari” dhe për “referendum”, ndërsa me partnerin e ri të vjetër, Ziadin Selën, as që flisnin. Dhe kështu, u turpëruan bashkë.

Sa herë që thotë “me plot përgjegjësi”, “pa asnjë dyshim”, “absolutisht” apo “kam informacione”, dijeni se po gënjen. Në fushatë thoshte “do të fitojmë 3 me 1”, sot thotë “me 25 për qind”, nesër një zot e din se çfarë do të shpikë. E tmerrshme. Kronikë e një dështimi të paralajmëruar.

*Status Facebook’u i zevendeskryeministrit Arben Fetai

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More