FIFA me darkë gala për Botërorin e Klubeve – Rita Ora në mesin e të ftuarve

nga D. V.

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, do të jetë e ftuar speciale në darkën gala që FIFA do të organizojë të enjten në New York, për nder të Botërorit të Klubeve.

Mbrëmja do të zhvillohet në ambientet luksoze të Cipriani Wall Street dhe është organizuar në bashkëpunim me platformën “Big Art Festival”.

Artistja shqiptare nuk do të jetë aty vetëm si e ftuar nderi, por edhe si performuese kryesore, ku do të mbyllë mbrëmjen me një paraqitje muzikore.

Foto: Rita Ora/Instagram

Prania e saj në këtë event thekson rëndësinë e ndërthurjes së sportit me artin dhe kulturën në nivel ndërkombëtar.

Sipas njoftimeve zyrtare, kjo darkë gala do të mbledhë bashkë legjenda të futbollit botëror, përfaqësues të udhëheqjes më të lartë të FIFA-s, si dhe figura me ndikim nga bota e biznesit, modës dhe kulturës.

Interesante është edhe fakti që kjo mbrëmje nuk është e rezervuar vetëm për elitën, qytetarët e zakonshëm gjithashtu mund të marrin pjesë duke blerë bileta që variojnë nga 1000 deri në 3000 dollarë.

Kjo prani e Orës në një event të organizuar nga FIFA e pozicionon edhe një herë këngëtaren shqiptare në skenën e ngjarjeve më prestigjioze ndërkombëtare, duke e bërë atë ambasadore të suksesshme të kulturës dhe muzikës në botë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More