Filipçe: Po të mos ishin projektet e LSDM-së, nuk do të kishin ku të fotografohen

nga Xh M

Shkup, 2 tetor – Për katër vite pushtet lokal dhe një vit e gjysmë pushtet qendror, VMRO-DPMNE nuk ka realizuar asnjë investim të vetin, theksoi kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe, në tribunën qytetare “Luftojmë për shtëpinë tonë”, e cila u mbajt në komunën Kisella Vodë në Shkup.

“Shoh që Mickoski do të tregojë përralla në mitingje. E pse tregon përralla? Sepse nuk ka çfarë tjetër të thotë. Katër vite e kishin pothuajse gjithë pushtetin lokal dhe një vit e gjysmë pushtetin qendror”, tha Filipçe.

Ai shtoi se VMRO-DPMNE dhe Mickoski mburreshin me investimet e LSDM-së, hapnin rrugë që tashmë ishin përfunduar.

“Pyetja është e thjeshtë – a mund Mickoski të numërojë dy investime tërësisht të vetat? E vetmja gjë me të cilën u mburrën ishin projekte që LSDM i kishte sjellë deri në 98% apo 99% realizim. Ata vetëm e prenë shiritin. Hapnin investime të huaja për herë të tretë e të katërt. Në Shtip shkonin tri herë nëpër fabrika, e punëtorët na thanë se qeshnin. Hapnin rrugë e bulevarde që tashmë ishin përfunduar. Po të mos ishin projektet e LSDM-së – Mickoski nuk do të kishte as ku të fotografohej”, tha Filipçe.

Në fjalën e tij në tribunën qytetare, Filipçe theksoi se me VMRO-DPMNE në pushtet, ekonomia është gjunjëzuar.

“Kjo është realiteti. Kjo është pamja e VMRO-DPMNE-së dhe e pushtetit të tyre. Gënjejnë, manipulojnë dhe shpenzojnë paratë për vete. Ndërsa qytetarët mbeten pa të ardhme”, porositi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More