Shkup, 7 qershor – Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, kërkon nga Bullgaria që të na bind se nuk do të vazhdojë tutje me kërkesa joparimore që lidhen me gjuhën dhe identitetin maqedonas.
Poashtu Sofja zyrtare të dëshmojë se angazhohet për fqinjët e vetë që të bëhen anëtare e familjes evropiane, thotë, Filipçe.
“Bullgarët ta bëjnë hap të vërtetë kur një fqinjë i tyre që ka aspirata të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, të sillen më tepër si evropianë nëse ne druajmë se nesër mund të ketë ndonjë lloj bllokade nën baza joparimore, në baza të gjuhës, identitetit e kështu me rradhë. Le të tregojnë sjellje evropiane dhe le të thonë: Ne duam që fqinjtë tanë të jenë në Evropë dhe ja do t’u japim përkrahje. Mos u brengosni, nuk do të ketë kërkesa të tilla. Kjo është fqinjësi e mirë e vërtetë dhe jo të shtypësh dikënd që është më i dobët dhe më i vogël.” – tha Lideri i LSDM-së, Veko Filipçe.
Filipçe shtoi se LSDM-ja po punon dhe lobon te partitë simotra në Parlamentin Evropian për ta mbështetur raportin.
Sipas tij, gjuha maqedonase është njohur kur me Unionin u nënshkrua marrëveshja FRONTEX, në kohën kur në shtet kryeudhëheqës ishte Lidhja Social Demokrate.
Lobi i LSDM-së për identitetin maqedonas, Petrushevski: Po i binden qëndrimit tonë
Nga VMRO-ja thonë se i pari i LSDM-së dalëngadalë po i bindet qëndrimit të partisë maqedonase në pushtet.
“Filipçe erdhi në qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se nuk është në pyetje vetëm ndryshimi i kushtetutës por njëkohësisht nuk mund ta dimë se në çka jemi me këtë njeri? Kjo është shprehje e një jostabiliteti që po përsëritet në LSDM-në.” – u shpreh Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.
Nga VMRO-DPMNE druajnë se deklarata e Filipçes mund të pësojë ndryshime dhe gjithashtu nuk e kanë të qartë arsyen e vërtetë të sjelljes së tij mbi mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas.