Fillkov në Maltë e nënshkroi protokollin e tretë plotësuese të Konventës Evropiane për bashkëpunim të ndërjsellë në materien penale

nga D. V.

Shkup, 19 shtator – Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov në Valeta, Maltë, ku në kuadër të preisdencës malteze me Këshillin e Evropës mbahet konferenca e ministrave të drejtësisë, e nënshkroi protokollin e tretë plotësuese të Konventës Evropiane për bashkëpunim të ndërjsellë në materien penale  

Me këtë, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, shteti ynë është një nga vendet e para që janë qasur drejt protokollit me çka e ka shprehur qartë përcaktimin që të kontribuojë në mënyrë aktive dhe të marrë pjesë në luftën e përbashkët kundër krimit që nuk njeh kufij.

Protokolli mundëson komunikim të drejtpëdrejtë elektronik përmes kanaleve të siguruara që do ta përshpejtojë dhe thjeshtësojë bashkëpunimin ndërkombëtar të ndërsjellë, ndërsa mundësohen edhe video-konferenca, që do t’i eliminojnë shpenzimet për udhëtim dhe do t’i zvogëlojnë anulimet në procedurat. Protokolli përmban edhe mekanizma, për procedurë efikase.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More