Filloi zgjidhja e problemit të shkollës në Nerovë

nga D. V.

Shkup, 2 korrik – Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit ka miratuar vendimin që çon drejt zgjidhjes përfundimtare të problemit të Shkollës në Nerovë, gjegjësisht çështjes pronësore që lidhet me ndërtimin e objektit të ri të Shkollës së Nerovës.

Burime nga Qeveria thonë se ky vendim i rëndësishëm hap rrugën për përfundimin e procedurave ligjore dhe administrative, duke garantuar bazën e nevojshme për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës arsimore në këtë zonë.

Burimet e njëjta thonë se Qeveria mbetet e angazhuar në përkrahje të arsimit cilësor dhe në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit në vend.

Ky vendim është një dëshmi e vullnetit të qartë për të adresuar në mënyrë efektive nevojat e qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More