Fillojnë punimet për 6 terrene sportive në Gostivar

nga Redaksia

Gostivar, 18 shtator – Komuna e Gostivarit ka filluar punimet për rekonstruksionin dhe ndërtimin e 6 terreneve sportive nga te cilët 4 janë terene sportive, nje park me teren sportiv dhe nje kend lojrash sportiv, informojnë nga Komuna e Gostivarit. Këto objekte gjenden në vendbanime të ndryshme të qytetit, duke e bërë sportin më afër të rinjve.

Në kumtesën e shërbimit për informim citohet se 3 terrene ekzistuese do të rinovohen dhe do të pajisen me mjete moderne dhe shtresë tartani, ndërsa 3 terrene të reja do të ndërtohen nga e para, sipas standardeve më të larta bashkëkohore për siguri, cilësi dhe funksionalitet.

“Ky investim është pjesë e vizionit të Komunës së Gostivarit për të ndërtuar një rrjet të plotë të infrastrukturës sportive, ku çdo lagje dhe çdo vendbanim të ketë terrenin e vet sportiv”, qëndron në kumtesë.

Punimet përfshijnë lokacione strategjike, duke përfshirë: Shkollën e Mesme të Mjekësisë, Shkollën e Mesme Teknike, zonën pranë Stacionit të Autobusëve, lagjen Maleardi, hapësirën te Amfiteatri dhe shëtitoren përgjatë lumit Vardar.

Kryetari i komunës, Valbon Limani, beson se këto projekte do të kontribuojnë në shëndet më të mirë dhe zhvillim të të rinjve.

“Qëllimi ynë është i qartë: të krijojmë hapësira ku të rinjtë tanë të kalojnë kohë cilësore, të merren me sport dhe të rriten të shëndetshëm. Këto investime janë investime për të ardhmen e gjeneratave tona,” – thekson kryetari i Komunës së Gostivarit, Limani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More