Fillon gjyqi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan

nga D. V.

Shkup, 19 nëntor – Pas tetë muajsh nga tragjedia në diskotekën “Puls” në Koçan, ku më 16 mars 2025 humbën jetën 63 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, sot ka nisur gjyqi për zjarrin që shkaktoi këtë ngjarje të rëndë. Seanca e parë zhvillohet në sallën e gjyqit në Idrizovë, me masa të rrepta sigurie dhe praninë e një ekipi mjekësor.

Sipas aktakuzës, akuzohen 34 persona fizik dhe 3 persona juridik.

Gjyqi udhëhiqet nga gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa Prokuroria përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh. Në shenjë përkujtimi dhe kërkese për drejtësi, familjarët dhe qytetarët kanë organizuar çdo të shtunë “Marshin e Engjëjve” në Koçan dhe disa herë në Shkup, duke kërkuar përgjegjësi dhe transparencë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More