Fisnik Mela: Fillojmë me projektin e parë për rininë — poligoni sportiv në Dibër po bëhet realitet

nga D. V.

Shkup, 21 tetor – Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Dibrës, Fisnik Mela, ka nisur menjëherë me punë konkrete në terren, duke filluar realizimin e projektit për Terenin Sportiv Multifunksional (Poligonin), me mbështetje nga Ministria e Sportit.

“Sot, bashkë me këshilltarët dhe aktivistët tanë, ishim në terren për realizimin e këtij projekti që do t’i shërbejë të rinjve dhe komunitetit. Ky është vetëm fillimi i investimeve që po vijnë për Dibrën. Rinia jonë meriton më shumë — dhe ne do ta bëjmë këtë realitet”, deklaroi Mela.

Ky projekt shënon hapin e parë të një sërë investimesh të reja që pritet të gjallërojnë jetën sportive dhe rinore në qytet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More