Dibër, 7 nëntor – Sot, Fisnik Mela mori zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës, pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka.
Në fjalën e tij, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se besimi i qytetarëve nuk është vetëm një mandat politik, por një detyrim moral për të punuar me ndershmëri dhe transparencë në shërbim të çdo banori të komunës.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për Dibrën. Do të punojmë për institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive dhe mirëqenies për të gjithë,” u shpreh Mela.
Në fund, ai uroi që Zoti ta bekojë Dibrën dhe qytetarët e saj.
