Fitore historike në Deçan: Bashkim Ramosaj falënderon qytetarët

nga Xh M

Historia u shkrua sot në Deçan! Bashkim Ramosaj, pas fitore historike në zgjedhjet lokale, shprehu falënderimet e tij të sinqerta ndaj qytetarëve të Deçanit për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

“Ky është Deçani e këta janë deçanasit! Ju dëshmuat se besimi, dashuria dhe puna e ndershme fitojnë gjithmonë. Kjo fitore nuk është e imja, por e juaja, e çdo familjeje, e çdo të riu e të reje, e çdo njeriu që besoi se Deçani meriton më të mirën”, tha Ramosaj.

Ai theksoi se kjo fitore është një reflektim i kulturës politike, i vlerësimit të punës dhe i ndershmërisë, duke nënvizuar se Aleanca dhe qytetarët e Deçanit dolën fitues.

“Deçani fitoi përsëri! Fitoi Aleanca! Fituam të gjithë ne, qytetarë! Nuk kam fjalë për këtë privilegj e besim, FALEMINDERIT nga zemra deçanas, bashkë na presin punë edhe më të mëdha!”, përfundoi Ramosaj, duke shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e qytetarëve.

https://www.facebook.com/share/p/16W4tdj6rH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More