Fjalë përfundimtare të prokurorisë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

nga D. V.

Shkup, 9 qershor – Me fjalë përfundimtare të prokurorisë, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për rastin e vrasjes së të miturës Vanja Gjorçevska dhe banorit të Velesit Pançe Zhezovski.

Në seancën e mëparshme përfundoi procedura e provave nga gjykimi që filloi në shtator 2024.

Në gjykimin për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit u morën në pyetje disa persona, përfshirë familjet e viktimave, persona zyrtare, inspektorë, persona të njohur dhe bashkëpunëtorë të të akuzuarit Lupço Palevski.

Prokuroria paraqiti edhe prova materiale, të tilla si video-incizime, komunikime elektronike dhe sende të mbledhura nga vendi i ngjarjes. Të akuzuarit në fillim të gjykimit deklaruan se nuk ndjehen fajtorë, ndërsa i akuzuari i parë Palevski gjatë gjithë procesit pohoi se ky është është një proces i montuar politikisht.

Në aktakuzë qëndron se Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, së bashku planifikuan rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyronin një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim.

Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezhovski, në Veles, sipas aktakuzës, ishte me qëllim që ta detyronin atë t’ua jepte automjetin e tij “Citroen” në mënyrë që ta përdornin atë për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja e mitur dhe Pançe, banor i Velesit, u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ndërsa më 3 dhjetor të vitit 2023 u gjetën të vdekur pranë Shkupit dhe Velesit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More