“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fituese e Festivalit të Këngës në RTK

nga Xh M

Kënga fituese e edicionit të dytë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës është shpallur “Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi.

Kjo këngë ka shënuar një moment të veçantë në historinë e festivalit, duke u bërë pjesë e kapitullit të ndarjes së çmimeve.

Vendi i dytë iu takua këngës “Verës” nga Greta Azizi, ndërsa i treti përfundoi me Dea Stricën dhe këngën “N’Shqipni”.

Ky vendim u mor nga juria, e cila përbëhej nga emra të njohur në fushën e muzikës.

Kryetarja e jurisë ishte Minire Fetahu, redaktore e muzikës në RTK, e shoqëruar nga muzikologja Jane Sugarman, Ardianë Pajaziti nga portali “KultPlus”, prezantuesja Valbona Selimllari, dhe regjisoresha Blerta Zeqiri.

Çmimi i Orkestrës shkoi për Arnitë Kastrati me këngën “Blla, blla, blla”, e cila iu ndanë nga drejtori artistik i Festivalit, Florent Boshnjaku.

Po ashtu, çmimet e Kryeqytetit dhe atë të Pallatit të Rinisë i fitoi Besmir Shishko me këngën “Unë – Ajo”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More