FOL.MK / Qytetarët e bëjnë për “pesë pare” Taravarin! (Foto)

nga Redaksia

Shkup, 14 gusht – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka publikuar një status në Facebook duke shkruar, “Frika të tjetërson realitetin… kur ajo i kontrollon njerëzit, asgjë që ata bëjnë dhe thonë Nuk Ka Vlerë ose shkurt: SVLEN!”.

Megjithatë, postimi i tij ka ngjallur një lumë reagimesh nga komentuesit, të cilët e kritikuan ashpër dhe e akuzuan për hipokrizi.

“Sa më duket ju i pari e gjeni veten në këtë status”, ka komentuar një qytetar.

Një tjetër ka shkruar: “Pse ishe ministër 1 vjet kur nuk paska vlejt? 3 muajt e parë e shihshe se s’ka gjë dhe dilshe, por i ke merak fotelet”.

Ndërsa një tjetër koment ironik i drejtohet: “Kurto Dudushi a vlen?”.

Komentet tregojnë pakënaqësi të madhe ndaj Taravarit, i cili pas daljes nga koalicioni VLEN është afruar me BDI-në, duke shkaktuar zhgënjim te një pjesë e elektoratit që më herët e kishte mbështetur.//FOL.MK

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More