Forcimi i bashkëpunimit ekonomik: Takim i ministrit Besar Durmishi me u.d. Ambasador i Katarit, E.T. Rashid Bin Said Al-Kajarin

nga D. V.

Shkup, 27 qershor – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi realizoi sot takim protokollar me ushtruesin e detyrës
Ambasador i Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E.T. Rashid bin Said Al-Kajarin.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy
vendeve. Theks i veçantë është vënë në thellimin e bashkëpunimit në fushën e investimeve, punësimit
dhe projekteve infrastrukturore me interes të ndërsjellë.
Gjatë bisedës u theksua nevoja e avancimit të shkëmbimit tregtar, si dhe thellimin e bashkëpunimit në
sektorët si agrobiznesi, industria përpunuese, logjistika, TIK dhe turizmi.
Ministri Durmishi konfirmoi gatishmërinë e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për të qenë partner aktiv
dhe në shërbim të investitorëve të Katarit, si dhe për të siguruar mbështetje në realizimin e projekteve
konkrete.
Takimi përfundoi me përcaktim të përbashkët për rritjen e dinamikës ekonomike dhe forcimin e
marrëdhënieve dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shtetit të Katarit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More