Forcimi i mbrojtjes ligjore për bizneset private, stimulon ekonominë

nga V.E.

Kina po rrit mbrojtjen ligjore për bizneset private duke forcuar mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit administrativ. Ky veprim vjen ndërsa vendi përgatitet të zbatojë ligjin e tij të parë themelor dedikuar nxitjes së sektorit privat, i cili do të hyjë në fuqi më 20 maj.
Në një konferencë për shtyp të enjten, zv/Ministri i Drejtësisë Wang Zhenjiang tha se ligji për nxitjen e sektorit privat, adreson shqetësimet e hershme nga ndërmarrjet private, duke përfshirë inspektimet e tepërta, gjobat arbitrare apo edhe zbatimin e ligjit nga autoritetet lokale të nxitur nga fitimi.

Ndërkohë, do të nisë një fushatë mbarëkombëtare për të standardizuar zbatimin e ligjit administrativ që përfshin bizneset. Wang tha se ministria do ta përdorë shpalljen e ligjit, si një mundësi për t’i nxitur të gjitha autoritetet lokale, të intensifikojnë përpjekjet e tyre në hetimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të ligjit administrativ.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More