Frekuencë e shtuar e automjeteve në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje dhe hyrje në vend

nga D V

Shkup, 15 gusht – Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka rritje të frekuencës së automjeteve për dalje dhe hyrje në vend, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare,nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

Rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit, drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More