“Gabime fëmijësh”, Rodri kritikon ashpër bashkëlojtarët e tij pas humbjes ndaj Brightonit

nga D. V.

Rodri ishte jashtëzakonisht i zemëruar pas humbjes së Manchester City ndaj Brighton të dielën, duke akuzuar shokët e skuadrës për “gabime fëmijësh”.

Para paraqitjes zhgënjyese të Cityt në stadiumin ‘Amex’, ku golat nga James Milner dhe Brajan Gruda i dhanë fitoren me përmbysje vendasve, skuadra e Guardiolës pësoi humbjen e dytë radhazi në Ligën Premier.

Kjo është hera e parë që City humbet dy nga tre ndeshjet e para të kampionatit nën drejtimin e Guardiolës, dhe hera e parë që nga sezoni 2004/2005 që klubi regjistron një fillim kaq të dobët. Aktualisht, ata ndodhen në vendin e 12-të në tabelë.

“Për të qenë i sinqertë, nuk më intereson. Njerëzit mund të mendojnë çfarë të duan. Ne thjesht duhet të punojmë fort dhe të fokusohemi tek vetja jonë  dhe të flasim në fund të sezonit”.

“Jemi të zhgënjyer sepse jemi Manchester City dhe vijmë këtu për të fituar, por kjo është realiteti. Prej një kohe shumë të gjatë, nuk jemi në nivelin që duhet”.

“E vetmja mënyrë për t’u rikthyer është të shikojmë nga vetja. E nisëm mirë, por në pjesën e dytë rënuam pak. Pastaj, me presionin e tyre në shtëpi, bëmë dy gabime dhe rezultati u bë 2-1”.

“Na mungon niveli. Nuk e di, quajeni si të doni. Është çështje e skuadrës dhe e ndryshimeve, lojtarët e rinj duhet të përshtaten, dhe sigurisht kur ndryshon kaq shumë ekipin, është e vështirë”.

“Ky është realiteti ynë, nuk ka vend për justifikime. Duhet të kuptojmë se kjo nuk është rruga për të arritur suksesin. Tani le të shkojmë në pushimin ndërkombëtar dhe të pastrojmë mendjen”, ka thënë Rodri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More