Gashi: Kuvendi angazhohet për një sistem shëndetësor më të mirë për qytetarët!

nga Redaksia

Shkup, 7 prill – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në një postim në rrjetin social facebook për Ditën Botërore të Shëndetin, shkruan se ata bashkohen me shpresën dhe angazhimin global për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien e çdo individi.

“Përmes këtij shënimi, riafirmojmë angazhimin e Kuvendit për të mbështetur iniciativat që mundësojnë një sistem shëndetësor më të mirë për çdo qytetarë, pa dallim. Shëndeti i mire është baza e një shoqërie të fuqishme dhe të qëndrueshme, prandaj të punojmë së bashku për sistem shëndetësorë të qëndrueshëm dhe të qasshëm, që ofron shërbim dinjitoz për qytetarët!”, ka shkruar Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More