Gashi takohet me Koordinatoren e Konventës Nacionale për BE në RMV, Mileve Gjurovska

nga Redaksia

Shkup, 2 tetor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me Prof. Mileva Gjurovska, Koordinatore e Konventës Nacionale për BE-në në RMV dhe kryetare e Lëvizjes Europiane.

“Takim i frytshëm me Prof. Mileva Gjurovska, Koordinatore e Konventës Nacionale për BE-në në RMV dhe kryetare e Lëvizjes Europiane, shoqëruar nga z. Muhamed Halili dhe Prof. Marina Mitrevska. Diskutuam mbi planet dhe aktivitetet e ardhshme që forcojnë bashkëpunimin rajonal duke na afruar drejt integrimit europian. Shpreha mbështetjen time të plotë për iniciativat që kontribuojnë në përparimin tonë në procesin e anëtarësimit në BE”, ka shkruar Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More