Gazetari Marin Mema shpallet “Qytetar nderi” i Deçanit

nga D. V.

Komuna e Deçanit e ka shpallur “Qytetar nderi” gazetarin Marin Mema.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se Marin Mema, me guximin dhe përkushtimin e tij, ka hapur shtigje të reja të vetëdijes kombëtare për shqiptarët kudo që janë.

“Sot, në Kuvendin Komunal të Deçanit, pata nderin të jem në një moment domethënës, shpalljen ‘Qytetar Nderi’ për gazetarin e shquar, Marin Mema. Ky është një nderim i drejtë për një zë që ka qëndruar në krah të së vërtetës, i palodhshëm në mbrojtje të historisë dhe identitetit tonë kombëtar.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për çështjen kombëtare, pata kënaqësinë t’i ndaj medaljen ‘Besim në Zot, Atdhe e Shtet’”, shkruan Haradinaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More