Strugë, 26 shtator – Gjashtë nga nëntë kandidatët për kryetar të komunës së Strugës sot në hapësirat e Komisionti komunaë zgjedhor e nënshkruan Kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Kodeskin e nënshkrujtën Arsim Dalipi nga Aleanca kombëtare për integrim e udhëhequr nga BDI-ja, Lube Petrevski nga Partia e punëtorëve, Robert Mileski nga Demokratët Shkup dhe kandidatët e pavarur Nasto Palioski, Mendi Qira dhe Igor Maleski.
Në nënshkrimin nuk morën pjesë kandidatët nga E Majta, Jovana Mojsoska dhe të pavarurit Besnik Asani dhe Mirko Saveski.
Në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 19 tetor, përveç nëntë kandidatëve për kryetar të Strugës, në garë për këshilltarë në Këshillin e Komunës së Strugës janë 10 lista, shtatë të partive dhe koalicioneve politike dhe tre të pavarura.