Gjatë fundjavës së zgjatur, transporti publik në Shkup me orarin e të dielës

nga Redaksia

Shkup, 6 qershor – Gjatë tre ditëve të fundjavës së zgjatur (06.06.2025 – 08.06.2025), për shkak të festës fetare të Kurban Bajramit, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës.

Të shtunën, sportelet e biletave dhe qendrat e personalizimit do të punojnë gjatë orarit të rregullt të punës.

Të premten dhe të dielën, sportelet e biletave dhe qendra e personalizimit të Qendrës së Transportit do të jenë në detyrë me orar pune nga ora 8:00 deri në orën 14:00.

Teleferiku do të funksionojë normalisht gjatë fundjavës të shtunën dhe të dielën, me orar pune nga ora 10:00 deri në orën 20:00, me udhëtimin e fundit nga poshtë lart nga ora 19:30 deri në orën 19:45.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More