Gjendet drogë në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë të Veriut

nga D. V.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur sasi e marihuanës në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë të Veriut të martën. 

15.89 gramë marihuanë janë gjetur brenda hapësirës së burgut në ambient të hapur afër një muri. Rasti po hetohet. 

“Qendra e paraburgimit, Mitrovicë Veri  21.10.2025 – 16:00. Është raportuar se brenda hapësirës së burgut në ambient të hapur afër një muri është gjetur një sasi me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 15.89 gram. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More