Gjesti i Lucas Vaqzues për tifozët e Real Madridit në Londër ndez ndeshjen e kthimit

nga D. V.

Lucas Vazquez u ka bërë me dije tifozëve të Real Madridit se nuk ka përfunduar asgjë dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese në shtëpi.

Pas humbjes së dhimbshme 3-0 të Real Madridit në Emirates Stadium, Los Blancos tani mendojnë vetëm për ndeshjen epike të kthimit.

Kylian Mbappe teksa kalonte në zonën mikse tha se një rikthim është i mundur, dhe njësoj mendon edhe trajneri Ancelotti.

Megjithatë, vetëm disa minuta pas përfundimit të ndeshjes, Vazquez kishte dërguar tashmë një mesazh për tifozët e Real Madridit.

Sapo përfundoi ndeshja, ai iu afrua tribunës ku ndodheshin tifozët bardhezi dhe bëri një gjest shumë të qartë me dorën e tij.

“Ka mbetur edhe ndeshja e kthimit”, thuhet t’iu ketë thënë kapiteni tifozëve të Real Madridit.

Jo vetëm Lucas iu afrua tifozëve të Real Madridit. Pjesa tjetër e skuadrës, e drejtuar nga Jude Bellingham, erdhën në kënd për të falënderuar tifozët e ekipit për mbështetjen e tyre dhe për të kërkuar falje për paraqitjen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More