Gjirgjievski: Shkupit do t’i sjellim zgjidhje të vërteta komunikacioni për një qytet më funksional dhe më të lidhur

nga Redaksia

Shkup, 7 shtator – Me tempo dhe dinamikë të fuqishme, do t’i sjellim Shkupit zgjidhje të vërteta komunikacioni, për një qytet më funksional dhe më të lidhur, theksoi në rrjetin social “Fejsbuk”, kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski.

“Edhe sot, e diel, në terren me një pjesë të ekipit tim. Kontrolluam disa lokacione kyçe të cilat do të jenë prioritet që në muajt e parë të mandatit në qytetin e Shkupit. Përfundim he inaugurim të qarkores Momin Potok. Qarkore në rrugën “Butelska”. Ndërtim i fazës së parë të bulevardit “Kroacia”, shkruan në kumtim.

Me tempo dhe dinamikë të fuqishme, “si asnjëherë më parë deri më tani do t’i sjellim Shkupit zgjidhje të vërteta komunikacioni”.

“Zgjidhje të cilat do ta lehtësojnë qarkullimin e përditshëm, do ta bëjnë qytetin më funksional, të lidhur dhe të gjallë. Do të ndërtojmë parqe të reja për qytet të pastër dhe të bukur. Kultura në një nivel të lartë, mu ashtu siç i ngjan një metropoli evropian. pasojnë akoma shumë projekte të tjera të cilat do  promovohen, ndërsa do të jenë për të mirën e popullit tonë”, thekson Gjorgjievski në kumtim.

Ai shton se do të ofrohen zgjidhje për Shkupin, të cilat do të funksionojnë, dhe jo retorika boshe.

“Shkupi do të marrë pamje të re, së shpejti. Shkupi bëhet qytet siç shkupjanët e meritojnë me të vërtetë”, potencoi kandidati për kryetar të kryeqytetit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More