Gjithsej 5.792 qytetarë i kontrolluan të dhënat në Listën zgjedhore për Zgjedhjet lokale

nga D. V.

Shkup, 10 shtator – Deri dje (9 shtator), në Listën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 në sektoret rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) janë kontrolluar gjithsej 5.729 qytetarë, prej të cilëve 3.397 burra dhe 2.332 gra. 

Siç informojnë nga KSHZ-ja për MIA-n, tetë persona kërkuan regjistrim në Listën zgjedhore, 136 persona kërkuan fshirje, prej të cilëve 134 për shkak të vdekjes dhe dy persona për shkak të largimit nga shteti. Gjithsej 59 persona kërkuan ndryshime në të dhënat e tyre në listën zgjedhore, më shpesh për shkak të ndryshimit të mbiemrit ose ndryshimit të adresës së banimit. 

Verifikimi i Listës zgjedhore zgjat deri nesër, më 11 shtator (e enjte) në mesnatë. 

Të shtunën (13 shtator) në mesnatë skadon afati për dorëzimin e kandidaturave për zgjedhjet lokale. 

Zgjedhjet lokale janë caktuar për më 19 tetor. Do të zgjidhen kryetarët e komunave dhe këshillave në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More