Gjorgjievski: Vazhdojmë të përkushtohemi, hap pas hapi për rregullimin e secilës pjesë për një Kisella Vodë dhe Shkup më të mirë

nga Xh M

Shkup, 24 tetor – Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgievski sot inspektoi aktivitetet ndërtimore në rrugën “Zhil Vern” në komunën e Kisella Vodës.

“Sot inspektova aktivitetet ndërtimore që po zhvillohen në rrugën “Zhil Vern” në Kisella Vodë, një projekt që përfshin rikonstruimin e plotë të rrugës dhe trotuareve në një sipërfaqe prej rreth 1.300 metra katrorë. Kjo rrugë po merr një pamje krejtësisht të re.

Pas instalimit të kanalizimit të ri atmosferik me asfalt të ri dhe trotuare të rregulluara, po e përfundojmë rinovimin e plotë të infrastrukturës”, shkruan Gjorgjievski në Fejsbuk.

Mjetet për zbatimin e projektit janë siguruar përmes investimeve kapitale për të cilat komuna e Kisella Vodës aplikoi në Qeveri.

“Vazhdojmë të përkushtohemi, hap pas hapi për rregullimin e secilës pjesë për një Kisella Vodë dhe Shkup më të mirë, më të sigurt dhe më të bukur”, thekson mes tjerash Gjorgjievski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More