Shkup, 13 qershor – Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjija Sajkoski, është emëruar kryetar i Shtabit Zgjedhor Republikan të partisë për zgjedhjet lokale.
Ai do të udhëheqë fushatat e partisë për zgjedhjet e ardhshme në vjeshtë.
Partia do të shpallë vendimin për kandidatin për kryetar komune të Qytetit të Shkupit në mesin e muajit të ardhshëm.
