Shkup, 17 shtator – Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski informoi se Gjykata kushtetuese ka marrë letër nga spikeri i Kuvendit, në të cilën kërkohet nga propozuesi i ligjit (Qeveria) ta informojë se në cilën fazë është procedura për Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal.
Kostadinovski theksoi se lënda është tejet serioze dhe Gjykata kushtetuese është e obliguar t’i vlerësojë të gjitha rrethanat, dhe të ketë parasysh se çka do të thotë secili vendim për sundimin e së drejtës, për sigurinë juridike dhe ndikimin e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit.
“Nëse është ashtu, ndërkaq që është ashtu, paramendoni ne të jemi formalistë të rreptë dhe nëse nuk i japim edhe një mundësi ligjvënësit, thënë kushtimisht, të korrigjohet, dhe ta sjellim vendimin. Atëherë edhe ne marrim pjesë në atë dëm të pariparueshëm për sundimin e së drejtës dhe rendit juridik”, theksoi Kostadinovski, duke nënvizuar se “ende qëndroj në mendimin tim, se Kuvendi me mosmiratimin e atyre ndryshimeve në Kodin penal bëri dëm të pariparueshëm të sundimit të së drejtës dhe të rendit juridik”.
Sipas Kosradinovskit, me vendimin e Gjykatës kushtetuese dhe me obligimin e ligjvënësit të harmonizohet me qëndrimet e tyre juridike, mbrohet shteti juridik, sundimi i së drejtës dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit.
“As që dua të tentoj t’ua sqaroj pasojat juridike nga një vendim i tillë i yni. Do të jenë akoma më dramatike dhe akoma më të tmerrshme nga vendimi i Kuvendit për të bërë ndryshime të tilla, që do të thotë do të duhet pak durim. Është e papërshtatshme që afati i fundit u përputh edhe me procesin zgjedhor. Do të duhet pak durim dhe pak sens dhe më me rëndësi, me vendimin tonë dhe me obligimin e ligjvënësit të harmonizohet me qëndrimet tona juridike ta mbrojmë shtetin juridik, sundimin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut dhe të qytetarit”, deklaroi Kostadinovski.
Gjykata kushtetuese më 12 shkurt të këtij viti solli vendim të inicohet procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore të Kodit penal, në tërësi dhe plotësisht të dërgojë Njoftim në Kuvend për dyshimet dhe njohuritë në këtë lëndë dhe t’i japë afat prej maksimum gjashtë muajve që t’i korrigjojë dispozitat kontestuese ligjore.