Shkup, 2 prill – Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon të premten pasi që sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup dëshmoi prokurori Vllatko Keshishev. Keshishev, më parë tha se Pançen dhe Vanjën për herë të parë i ka parë pas postimeve në Fejsbuk për zhdukjen e tyre. Ai sot ka dëshmuar për grabitjen e tyre me ç’rast sipas përgjigjeve të tij për të njëjtat kryesisht e ka pasur rolin e rojtarit.
I pyetur nëse ishte e logjikshme, nëse nuk do të vrisnin dikë, të linin telefonin në Shkup që të mos zbuloheshin lëvizjet e tyre, ai u përgjigj se kishin Motorola dhe, siç tha ai, “askush nuk ka folur ndonjëherë për vrasje”, ndërsa në pyetjen nëse kishte kuptim për të që pasi u kthyen të tjerët, nuk diskutoi asgjë dhe nuk e pyeti se çfarë ndodhi me trupin e personit, ai u përgjigj se nuk e dinte. “Nuk e di nëse është e logjikshme, por askush nuk foli. Kur arritëm në seli, bëra kafe dhe lëngje dhe më pas u përmend se ishte vrarë”, tha ai.
Në pyetjen se nuk ka pasur reagim nga ana e tij se ka ndodhur vrasja më 22 nëntor 2024 në Veles, ai është përgjigjur se nuk e ka raportuar askund sepse, siç tha ai, “në fillim kam qenë i hutuar, pastaj nuk kam mundur të largohem nga selia”.
Sipas njoftimit, pas marrjes në pyetje të Keshishevit, është paraparë të dëshmojnë babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski dhe Ljupço Palevski.
Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator 2024. Të dyshuar për këtë rast janë Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.
