Shkup, 20 nëntor – Gjykimi për rastin “Onkologjia 2” në Gjykatën Themelore Publike Shkup ka filluar nga fillimi për shkak të ndërrimit të një anëtari të trupit gjykues. Në seancën e sotme palët kanë qënruar në fjalët hyrëse dhe janë dakorduar që deklaratat e dëshmitarëve të marrë deri më tani të lexohen, pas së cilës procesi vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
Në fjalën hyrëse, ,mbrojtësi i të pandehurit Nikolla Vasev sot shtoi se veprimet për të cilat ngarkohet i pandehurit nuk paraqesin vepra penale, por siç tha, procedura administrative konform akteve ligjore, për të cilat kanë qenë të angazhuar punëtorë tjerë në klinika, e jo drejtorët. Ai kërkoi që i plandehuri të lirohet nga aktakuza.
Të pandehurit në këtë rast janë ish-drejtori mjekësor i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Nino Vasev, dhe drejtori ekonomik Nehad Nuhi. Prokurorja publike Ana Gogovska Jakimovska përfaqëson aktakuzën, e cila u miratua në qershor të këtij viti.
Sipas aktakuzës, Vasev dhe Nuhi kanë blerë ilaçe në mënyrë të paligjshme nga viti 2018 deri në vitin 2022, i kanë fshehur ato përmes tenderëve fiktivë dhe kanë përvetësuar një pjesë të terapisë, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit me gati 36 milionë euro.
Dy të pandehurit mohojnë fajësinë, duke pretenduar se aktakuza është e pabazuar dhe e sajuar politikisht, bazuar në ekspertizën ekonomike nga individë që vetë janë të inkriminuar.
Përveç “Onkologjia 2”, kundër Vasev dhe dy mjekëve të tjerë është duke u zhvilluar një proces tjetër – “Onkologjia 1”, për trajtim joadekuat të pacientëve.
