Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, të premten do të përballet me Slloveninë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.
UEFA ka vendosur që drejtësinë në këtë përballje ta ndajnë gjyqtarët e njohur italian, shkruan IndeksOnline.
Gjyqtar kryesor do të jetë, Marco Guida.

Asistentët e tij do të jenë, Giorgio Peretti dhe Giuseppe Perrotti.
Në VAR do të jetë Marco Di Bello, i ndihmuar nga Valerio Marini.
Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë luhet të premtën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./IndeksOnline/
