“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit

nga L. M

Hamasi i ka shkruar një letër Presidentit të SHBA-së Donald Trump ku i kërkon drejtpërdrejt atij të garantojë një armëpushim 60-ditor në Gaza në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve të mbajtura atje.

Kjo u raportua ekskluzivisht nga Fox News, që citon një zyrtar të lartë të administratës amerikane dhe një burim të përfshirë në negociata. Letra është aktualisht në duart e negociatorëve të Katarit, i cili do ta dorëzojë atë në Shtëpinë e Bardhë më vonë këtë javë.

Doha ka pezulluar përpjekjet e ndërmjetësimit për të arritur një marrëveshje për një armëpushim në Rrip dhe lirimin e 48 pengjeve që mbahen ende në Gaza që nga sulmi i Izraelit ndaj udhëheqjes së Hamasit në kryeqytetin e Katarit dy javë më parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More