Dëmtimi i pësuar në këmbën e djathtë, rezultoi më i rëndë se sa mendohej dhe klubi i Bolonjës bëri të ditur se koha e rikuperimit të lojtarit, do të jetë rreth 8 javë. Një periudhë shumë e gjatë për sulmuesin i cili pritej të kishte një rol kryesor në repartin e avancuar të kësaj skuadre që synon që të luftojë përsëri për një vend në Ligën e Kampioneve apo të rikonfirmohet në Kupën e Italisë.
Imobile ishe larguar një vit më parë nga Lacio duke zgjedhur të vazhdonte karrierën te Beshiktashi në Turqi. Por ai mbijetoi vetëm një vit atje, para se të bënte përsëri prapakthehu në kampionatin italian, me shpresën që të luante një rol prej protagonisti. Por tashmë atij i duhet të presë riaftësimin për të treguar se është përsëri në gjendje të bëjë diferencën në këtë kategori.