Gostivar – arrestohet 19-vjeçarja nga Turqia për drogë

nga D. V.

Më 18.09.2025, rreth orës 12:45 në Gostivar, punonjës të policisë së DPB Gostivar kanë arrestuar 19-vjeçaren A.B. nga Republika e Turqisë, pasi tek ajo u gjetën dhe u konfiskuan tableta dhe një send me mbetje marihuane.

Me urdhër të gjykatës, është kryer bastisje në banesën dhe ambientet ndihmëse ku ajo jeton dhe i përdor në Gostivar, ku janë gjetur dhe konfiskuar: një thërmues me mbetje marihuane, tableta, lëndë e bardhë në formë pluhuri, peshore digjitale, një qese me fara kanabisi dhe sende të tjera që dyshohet se lidhen me veprën penale.

E dyshuara është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal për “prodhim dhe lëshim i paautorizuar në qarkullim i lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More