Granit Xhaka mund të rikthehet në Ligën Premier, një skuadër angleze fillon bisedimet me Leverkusenin

nga D. V.

Granit Xhakës i është ofruar një rikthim befasues në Ligën Premier nga Sunderland, skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit anglez.

Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, ‘Macet e Zeza’ kanë bërë një lëvizje të guximshme për të siguruar shërbimet e ish-kapitenit të Arsenalit.

Xhaka pritet të largohet nga Bayer Leverkusen këtë verë, pas vetëm dy sezonesh të suksesshme në Bundesligë.

Sunderland ka nisur bisedimet me kampionët e Gjermanisë për një marrëveshje që thuhet se kap vlerën e 10 milionë eurove.

Po ashtu, klubi anglez është i gatshëm t’i ofrojë 32-vjeçarit një kontratë trevjeçare për ta bindur në këtë aventurë të re.

Sunderland u ngjit në Ligën Premier nëpërmjet play-off  dhe po kërkon përforcime me përvojë për të siguruar mbijetesën.

Për Xhakën, kjo do të ishte një rikthim i bujshëm në Angli, ku kaloi shtatë vite me Arsenalin, përpara se të transferohej në Leverkusen.

Edhe gjigantët italianë si Juventus, Milan e Inter ishin në garë për Xhakën, por që transferimi në Serie A përfundimisht nuk do të kryhet.

Xhaka aktualisht është në bisedime edhe me skuadrën arabe Neom SC.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More