Gruaja nga Gostivari denoncon në polici një person me probleme mendore që kërcënoi me thikë atë dhe familjen e saj

nga Xh M

Më datë 04.10.2025 në orën 13:45, në Departamentin për Punë të Brendshme Gostivar, një grua 44-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se më datë 28.09.2025 rreth orës 19:10, derisa ishte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e mitur, në një rrugë në Gostivar, iu është afruar K.”pnj”, person me probleme shëndetësore, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i ka kërcënuar me thikë. Po ashtu, sipas denoncimit, më datë 03.10.2025 rreth orës 18:30 në të njëjtin vend K.”pnj” sërish e ka kërcënuar me thikë dhe i ka dërguar kërcënime bashkëshortit të saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More