Gruda: Në asnjë skenar, nuk do të votojmë nën diktatin e Albulena Haxhiut

nga D. V.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se partia e tij nuk do të votojë në asnjë skenar nën “diktatin” e Albulena Haxhiut, raporton Ekonomia Online.

“Ju mund të thoni se përgjegjësia është e përbashkët, por ky argument nuk qëndron, sepse ne do të kishim të drejtë të themi se nuk e votojmë askënd nga VV-ja, edhe pse ky qëndrim do të ishte i drejtë nga pikëpamja kushtetuese. Megjithatë, do të ishte i gabuar politikisht, sepse e drejta për të propozuar i takon partisë fituese. Meqë u duhen votat tona, ne kemi thënë të ndërrohet kandidati. Në asnjë skenar, ne nuk do të votojmë nën diktatin e Albulena Haxhiut. Nëse kërkohet vota jonë, atëherë duhet të ndryshohet kandidati, sepse nuk është përgjegjësi e jona. Nëse ne, si parti që kemi qenë në opozitë, i nënshtrohemi dhe votojmë nën diktat, unë mendoj se kjo do të ishte fundi i demokracisë në Kosovë dhe fundi i respektimit të Kushtetutës.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More