GSW marrin epërsinë në fushën e Rockets, Boston dhe Cleveland marrin fitoret e para

nga D. V.

Golden State Warriors mundi Houston Rockets me rezultat 95:85 në ndeshjen e parë dhe kaloi në epërsi 1-0.

Dueli i zhvilluar në Toyota Center në Teksas na solli një lojë të barabartë për të dyja skuadrat, por që në fund ishin mysafirët që triumfuan.

Steph Curry pati një paraqitje të shkëlqyer me 35 pikë, gjashtë kërcime e tre asistime.

Paraqitje shumë të mirë pati edhe Jimmy Butler me 25 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa Podziemski kontribuoi me 14 pikë të tjera.

Te Houston më i miri në ndeshje ishte Alperen Sengun me 26 pikë dhe nëntë kërcime, ndërsa Brooks dhe Smith Jr shtuan nga 11.

Rezultatet :

Oklahoma – Memphis 131:80 (1:0)

Boston – Orlando 103:86 (1:0)

Cleveland – Miami 121:100 (1:0)

Houston – Golden State 85:95 (0:1)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More