Guardiola paralajmëron se kur do të ndodhë rikthimi i Rodrit në fushë

nga D V

Pep Guardiola është inkurajuar nga rikthimi i Rodrit në stërvitje me Manchester Cityn pas një periudhe të gjatë jashtë fushave shkaku i lëndimit, por nuk dëshiron ta sforcojë atë.

Rodri e bëri rikthimin e tij të shumëpritur në stërvitje të premten, më shumë se pesë muaj pasi këputi ligamentin në ndeshjen ndaj Arsenalit. 

Reprezentuesi spanjoll fillimisht ishte thënë se do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, por pamjet nga stërvitja e tij ka bërë që të rriten gjasat e rikthimit të tij në fushë para përfundimit të sezonit. 

Guardiola insistoi se City duhet të jetë i kujdesshëm dhe mos ta nxitojnë Rodrin të rikthehet në aksion duke rrezikuar rikthimin e lëndimit. 

Sidoqoftë, ai pranoi se ka gjasa të mëdha që mesfushori të luajë në ndeshjet e fundit të Cityt në Ligën Premier, ose në fazat e fundit të FA Cup, aty ku City ka arritur kualifikimin në çerekfinale pasi mposhti Plymouth me rezultat 3-1. 

“Tifozët duhet ta dinë se ata nuk janë të vetmit që janë të emocionuar. Janë bërë pesë muaj, gjashtë muaj, por një hap me kohën, ne nuk duam të marrim vendime budallaqe ta rikthejmë atë shumë javë më herët”. 

“Është mirë por ai nuk është ende afër për t’u rikthyer do të thosha. Por ai po e prek topin sot, në dhomë e zhveshjes po bën kontakte me lojtarët”. 

“Ai ndihet i sigurt, ai ndihet më shumë i lumtur. Nuk e prisja që a të rikthehet para përfundimit të sezonit, as për Kupën e Botës për Klube, por ndoshta në Ligën Premier do të ndodhë”, ka deklaruar Guardiola. 

City tani do të ketë një pushim prej shtatë ditësh para se të rikthehen të luajnë në Ligën Premier, ku do të jenë mysafir të Nottingham Forest.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More