Gündogan ka mbërritur në Stamboll: Galatasaray është ëndrra e fëmijërisë sime, një krenari

nga L. M

Janë fjalët e para si lojtar i Galatasaray-t për İlkay Gündogan, i cili nuk e fshehu emocionin dhe krenarinë për nisjen e kësaj aventure të re. Mesfushori gjerman me origjinë turke, i ardhur nga Manchester City, foli për gazetarët e pranishëm në aeroport:

“Duhej të ndodhte sot, ishte e shkruar nga fati. Jam shumë i emocionuar. Kam qenë gjithmonë tifoz i madh i Galatasaray-t, e gjithë familja ime gjithashtu. Kam ndjekur gjithmonë skuadrën dhe për ne kjo është një ditë krenarie të madhe”, deklaroi ai.

Numri i ri i mesfushës verdhekuqe theksoi se ky vendim lidhet ngushtë me historinë e tij personale:

“Galatasaray është ëndrra e fëmijërisë sime. Gjithmonë e kam imagjinuar veten duke veshur këtë fanellë dhe kjo ishte dëshira ime që fëmijë. Nuk mund ta përshkruaj lumturinë që ndiej në këtë moment. Për mua dhe familjen time kjo është një arsye e madhe gëzimi dhe krenarie”.

Me këto fjalë, Gündogan deshi të përcillte gjithë pasionin dhe motivimin e tij, në pritje të firmës dhe daljes në fushë përpara tifozëve të Galatasaray-t. Një përforcim prestigjioz që bashkon cilësinë, eksperiencën ndërkombëtare dhe një lidhje të fortë emocionale me ngjyrat verdhekuqe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More