Gzime Osmani Ajeti në krye të Policisë së Tetovës – Gruaja që mishëron forcën, drejtësinë dhe profesionalizmin

nga Redaksia

Shkup, 31 korrik – Në një moment historik për Policinë e Tetovës dhe për vetë rolin e grave në institucionet e sigurisë, Gzime Osmani Ajeti është emëruar kryeshefe e Sektorit për kundërvajtje në Tetovë, duke thyer një barrierë të rëndësishme gjinore dhe profesionale në këtë sektor, shkruan Zhurnal.mk.

Ajo është një emër që prej kohësh shquhet për profesionalizëm, integritet dhe përkushtim, dhe me këtë emërim forcohet ideja se gratë e përgatitura dhe të vendosura kanë vendin e merituar në pozita drejtuese.

Rruga e saj nuk ka qenë e lehtë. Gzime Ajeti e nisi karrierën që në moshën 18-vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme – Sektori për kundërvajtje Tetovë, ku ka punuar me përkushtim të pandërprerë për më shumë se dy dekada. Ajo ka përfunduar shkollën e mesme të Policisë në Idrizovë, më pas Fakultetin Juridik, si dhe ka dhënë provimin e jurisprudencës, duke ndërtuar një profil të kompletuar profesional dhe ligjor.

Gzime Osmani Ajeti flet rrjedhshëm shqip (gjuhë amtare), maqedonisht (në nivel të përkryer), kroatisht dhe gjermanisht, gjë që e bën një profesioniste të rrallë me aftësi të larta komunikuese në një shoqëri multietnike si ajo e Tetovës.

Ajo njihet si një lidere e drejtë, e matur dhe e vendosur, gjithmonë në anën e ligjit dhe qytetarëve, me karakter të veçantë njerëzor dhe ambicie të natyrshme për drejtësi dhe rend.

Në aspektin personal, Gzimeja është grua e fortë, dhe në të njëjtën kohë nënë e një vajze të bukur dhe ambicioze, të cilës i shërben si shembull i gjallë i asaj që arrihet me punë dhe ndershmëri.

Por përtej sukseseve të saj, qëndron një histori njerëzore prekëse dhe shumë frymëzuese që Me shumë mund dhe sakrifica, prindërit e saj e kanë shkolluar dhe mbështetur në çdo hap të arsimimit. Sot, ajo është rezultat i dashurisë dhe përkushtimit të tyre. I ndjeri babai i saj, po të ishte gjallë, do të mburrej pa masë me këtë arritje, që nuk është vetëm personale – por edhe familjare dhe kombëtare.

Emërimi i Gzime Osmani Ajetit në krye të Policisë së Tetovës është shumë më tepër se një ngritje në detyrë. Është një mesazh i fuqishëm që drejtësia, profesionalizmi dhe vlerat njerëzore e gjejnë gjithmonë rrugën për t’u vlerësuar. Është një shembull që frymëzon vajzat dhe gratë anembanë vendit për të besuar në veten e tyre dhe për të guxuar të ëndërrojnë më shumë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More